Përshkrimi i projektit

Çfarë është BECBA?

BECBA synon të fuqizojë dhe të angazhojë të rinjtë në veprime agro-sipërmarrëse që përfshijnë transformimin e mbeturinave biologjike në bio-produkte të vlefshme përmes modeleve inovative të bizneseve qarkore.

Projekti adreson dy çështje kryesore që lidhen me zonat rurale:
Papunësia e të rinjve
Sasia e madhe e mbetjeve biologjike qoftë të ndara apo të përziera që nuk menaxhohen siç duhet.

Për të arritur objektivat e tij, projekti përqendrohet në zhvillimin e kapaciteteve të punonjësve të rinj në rikuperimin e lëndëve ushqyese të vlefshme nga mbeturinat organike dhe përshtatjen e tyre për të u rikthyer në bujqësi. Kjo qasje është pjesë integrale e planit të ri të veprimit për Ekonomi Qarkore dhe do të ndihmojë në largimin e bujqësisë nga modeli aktual i ekonomisë lineare.

Cilat janë objektivat kryesore?

Projekti ka tri qëllime kryesore:

  • Të fuqizojë të rinjtë potencial të bëhen trajnerë të ekonomisë qarkore dhe të mbështesin të rinjtë e tjerë nga zonat rurale në adoptimin e teknikave dhe metodave qarkore të konvertimit të mbetjeve bio të gjeneruara nga bujqësia në zonat rurale.
  • Të angazhojë të rinjtë nga zonat rurale për të zhvilluar njohuritë, aftësitë dhe kompetencat në Ekonomi Qarkore dhe ndërmarrje të gjelbërta për të inicuar veprime pilotuese në konvertimin e mbeturinave bujqësore dhe nënprodukteve të tyre në produkte biologjike dhe efiçente, të përshtatshme për themelimin e bizneseve të gjelbra.
  • Të projektoj një Inkubator Virtual për zhvillimin e start-upeve të të rinjve nga viset rurale, duke integruar trajnime për pilotimin e veprimeve me burime didaktike për trajnime virale duke u bazuar në modele të reja të bizneseve qarkore dhe duke zhvilluar koncepte të marketingut për valorizimin ndërsektorial të nënprodukteve bujqësore.

Cilat janë grupet e synuara?

Grupet e synuara të projektit janë:

  • Punëtorët e rinjë
  • Studentë të sapodiplomuar në bujqësi, ekologji,mjedis dhe fusha të tjera të ngjashme (25+)
  • Të rinjtë nga NEET që vijnë nga zonat rurale (mosha 18+) të interesuar për të marrë pjesë në programet e zhvillimit bio dhe qarkor
  • Trainerë të ekonomisë qarkore
  • Palët e interesuara përkatëse (politikbërësit, përfaqësuesit e institucioneve qeveritare, subjektet kërkimore dhe zhvillimore, bizneset dhe OSHC-të)

Cilat janë rezultatet e projektit?

Rezultatet e projektit janë:

Formati i trajnimit (Modulet)
Manuali "Menaxhimi i mbeturinave bujqësore në një ekonomi qarkore"
Inkubatori virtual

Partneret e projektit

Youth Ecological and Security Zone (EcoZ) - General Coordinator - Kosovo

Youth Ecological and Security Zone - EcoZ është një organizatë me bazë në komunitet që përmes avokimit promovojmë një mjedis më të mirë për qytetarët e Kosovës. Vizioni i OJQ-ë është të avancojë zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe përpiqet për integrimin e mbrojtjes së mjedisit në të gjitha veprimete institucioneve të Kosovës dhe të promovojë kultivimin dhe kulturën e qëndrueshmërisë, veçanërisht ngritjen e vetëdijes në mesin e qytetarëve. EcoZ ka një grup shkencëtarësh nga fushat e mjedisit, inxhinierë, edukatorë, vullnetarë, aktivistë, filozofës dhe të rinjë entuziastë të interesuar për mbrojtjen e mjedisit.

Alchemia-nova research & innovation gemeinnützige GmbH – Austria

Alchemia-nova Research & innovation gemeinnützige GmbH është plotësisht e përkushtuar ndaj parimeve të ekonomisë rrethore dhe janë pionierë në Evropën Qendrore dhe, që nga viti 2018, edhe në Evropën Jugore në këtë fushë. Parimi drejtues i organizatës përfshin kërkimin dhe edukimin, si dhe zhvillimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira për kalimin në një ekonomi rrethore (bio) dhe adaptimin më të gjerë të zgjidhjeve të bazuara në natyrë.

Academy of Entrepreneurship (AKEP) – Greece

Akademia e Sipërmarrjes (AKEP) është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare, e cila synon të krijojë një mjedis sipërmarrës më të shëndetshëm në nivel kombëtar dhe europian dhe të përpiqet të mbështesë të rinjtë që dëshirojnë të realizojnë idetë e tyre inovative sipërmarrëse. Objektivi kryesor i AKEP-it është kultivimi i qëndrimit thelbësor sipërmarrës dhe transferimi i njohurive të nevojshme tek organizatat publike dhe private që lidhen me sipërmarrjen rinore. Tema e ekonomisë së gjelbër e aplikuar në shërbimet e AKEP-it është një nismë e re që organizata ka zhvilluar në dy vitet e fundit.

Let’s Do It Peja (LDIP) - Kosovo

Let's Do It Peja (LDIP), është një organizatë me bazë në komunitet e themeluar në vitin 2012 me qëllim mbrojtjen e mjedisit të komunitetit, duke u regjistruar si OJQ më 3 korrik 2014. Që atëherë LDIP është zhvilluar në organizatën më të besueshme për mbrojtjen e mjedisit për partnerët kombëtarë dhe donatorët ndërkombëtarë. Në kuadër të programit aktual strategjik afatmesëm, LDIP ka planifikuar veprime dinamike për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit në Kosovë duke parashikuar bashkëpunim me organizata dhe institucione vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare për të promovuar mbrojtjen e mjedisit, reduktimin e faktorëve negativë ndotës dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, bizneseve dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit.

Environmental and Territorial Management Institute (ETMI) - Albania

ETMI nuk është përkushtuar vetëm për të zhvilluar më tej njohuritë dhe kompetencat sipërmarrëse dhe mjedisore të të rinjve, por gjithashtu ka shfaqur një fokus të gjatë në përdorimin e ekonomisë qarkulluese në sektorin e bujqësisë, me fokus të veçantë në kategoritë e pafavorizuara të të rinjve që vijnë nga zonat rurale. Organizata ka përvoja të kaluara në lidhje me temën e projektit përmes projektit ''Ekonomia Qarkulluese në art përmes Eko-Dizajnit - CEED'' që synon të rrisë kapacitetet e të rinjve në vetë-ndërmarrje duke promovuar parimet e ekonomisë qarkullulluese në eko-dizajn, inovacion dhe krijimin e start-up-eve.

Mësoni më shumë për Inkubatorin Virtual

Aktivitetet

Mos e humbisni !

Bashkagjituni sot në Inkubatorin Virtual të BECBA 

Ky projekt është financuar me mbështetjen e Komisionit Evropian. Ky komunikim (faqe interneti) pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mund të mbajë përgjegjësi për çdo përdorim që mund të bëhet i informacionit të përmbajtur në të.

Numri i projektit: 101093619
Created with